VIDEO – Bashkitë Mogillë dhe Maliq morën kanale për parandalimin e përmbytjeve, si dhe stacione hidrologjike që alarmojnë për përmbytje të mundshme


Komunat Mogila në Maqedoninë e Veriut dhe Maliq në Shqipëri goditen nga përmbytjet në dimër dhe në vjeshtë pothuajse çdo vit. Shkak janë kanalet ekzistuese të papastruara, të mbuluara me papastërti dhe bimësi të dendur. Si dhe mungesa e sistemit të duhur të kullimit të ujit. Për këtë qëllim u ndërtuan kanale kulluese në gjatësi prej 3 km në bashkine e Mogilla dhe 3 KM në bashkine Maliq.

Në Komunën e Mogillës kanalet kulluese të sapondërtuara po kalojnë nëpër fshatrat Budakovë dhe Trap. Në Bashkinë Maliq kanalet kulluese të sapondërtuara po kalojnë nëpër fshatrat Vlocisht dhe Drithas.

„Nëpërmjet këtij projekti u evidentuan probleme në të dyja anët e kufirit, probleme që lidhen me përmbytjet masive. Së bashku përcaktuam zgjidhjet e këtyre problemeve, zgjidhje afatshkurtra dhe afatgjata, të cilat do të ndihmojnë drejt një bashkëpunimi afatgjatë të të gjithë aktorëve. Jo vetëm për komunat Mogillë dhe Maliq, por edhe organizatat tona dhe të gjithë partnerët e tjerë të përfshirë në project“, tha Albana Cule, koordinator i projektit local – DMO.

Kanalet kontrolluan dhe parandaluan përmbytjen e tokave të banimit dhe bujqësore pavarësisht reshjeve të shpeshta dhe të dendura të shiut në këto fshatra (mbi 70 L/M2). Në kuadër të këtij projekti janë vendosur stacione hidrologjike në lumenjtë Devoll dhe CrnaReka në këto dy komuna.

„Falë këtij projekti, banorët e Komunës së Mogillës mund të përcjellin gjendjen e lumit CrnaReka dhe rrezikun nga vërshimet. Në të njëjtën kohë banorët do të mbrohen nga vërshimet me kanalet në Trap dhe Budakovë“, tha Draganco Sabotkoski Kryetar i Komunës së Mogillës.

Stacionet hidrologjike me sensorët e tyre matin thellësinë dhe temperaturën e ujit në lumë. Stacionet hidrologjike kanë panele diellore për punë individuale dhe videokamera me të cilat ndiqet rrjedha dhe niveli i lumit. Informacioni nga stacioni hidrologjik futet në aplikacionin celular “ALARM FLOODS”. Aplikacioni “ALARM FLOODS” mund të shkarkohet nga GOOGLE PLAY STORE

„Ndër aktivitetet e tjera në kuadër të projektit u realizua një dokument shumë i rëndësishëm. Ky është plani i përbashkët i veprimit që paraqet misionin, qëllimin kryesor të projektit. Dhe ky është një bashkëpunim i përbashkët ndërkufitar i vendosur ndërmjet këtyre dy komunave“,tha Prof. Dr. Konstantin Petkoski.

  • Informoi dhe motivoi 600 agro-prodhues dhe anëtarë të komunitetit nga të dy vendet për mbrojtjen e mjedisit, mirëmbajtjen e kanaleve dhe menaxhimin e përmbytjeve.
  • Eksperiencë shkëmbimi dhe vizitë studimore në të dy vendet midis 20 agro-prodhuesve.
  • Rritja e kapaciteteve për bashkëpunim, planifikim dhe menaxhim me përmbytjet e 24 personave nga sektorët e menaxhimit të përmbytjeve.
  • Rritja e kapaciteteve të 200 agro-prodhuesve në të dy vendet për menaxhim dhe mbrojtje nga përmbytjet.
  • Më shumë se 12,000 persona janë mbrojtur drejtpërdrejt nga përmbytjet me këtë projekt.
  • Përgatitja e 2 planeve lokale të veprimit në komuna për menaxhimin e përmbytjeve.
  • Bashkëpunimi i përbashkët mes dy komunave për përgatitjen e 1 plani të përbashkët për menaxhimin e rreziqeve.

Не е дозволено преземање на оваа содржина или на делови од неа, што се однесува на текст фотографија видео без дозвола од редакцијата на ИНФО КОМПАС.

Можеби ќе ве интересира

Следете не на facebook

 

Вашата поддршка многу ни значи