VIDEO – Banesa sociale për 30 familje rome nga Kërçova për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre

Pushtetet lokale marrin përgjegjësi për sigurimin e kushteve sa më të mira për jetë për bashkësinë rome. Aksioni është zhvilluar me qëllim të përmirësimit të kushteve për banim për romët që jetojnë në lagjen “Prilepska” në Kërçovë. Për 30 familje rome janë siguruar kushte adekuate për banim, me qëllim që t’u përgjigjet për e drejtën e tyre për jetë, liri dhe siguri personale.

“Gjithçka që kemi fituar do të punojmë gjatë gjithë dimrit dhe verës për një frigorifer, do të vijë lumi dhe do të bartë laminar, shporetin, maqinën për larje, e gjithë kjo shkon në mbeturina, e hedhim çdo vit.

 

Të falimderuar jemi për banesat që na keni dhënë, për shkak se në “Prilepska” nuk jetohet. Falemimderim nga ne te gjithe kështu siç jemi, faleminderit për banesat e bukura, për jetën e mirë që do t’a jetojmë në këtë vend.

 

Do t’na shpëtoni nga përmbytjet, shpëtoni fëmijë të vegjël që përmbyten, vrapojmë natën dhe i shpëtojmë, i heqim gratë, burrat, i heqim të gjithë, ne jemi këtu tepër të falimderuar. Banesat janë të bukura, nuk kemi fjalë tjera cfarë të themi, thuan banorët e vendbanimeve të reja të vendit “Ivan Doll” të Kërçovës.

 

Programi përfshinë qasje gjithëpërfshirëse dhe koherente, i cili paraqet kombinim të aktiviteteve të zbatuara në disa faza, edhe atë më parë dizajnimi dhe ndërtimi i banesave, më tej përzgjedhja e familjeve më të lënduara dhe zhvendosja e tyre në banesat e sapondërtuara. Qasja i targeton familjet rome me të ardhura të ulta, për shkak se të njëjtit janë të eksponuar në rrezik më të madh, jetojnë në kushte nën standarde, e gjithë kjo bëhet me qëllim që t’u përgjigjemi për të drejtat e tyre për jetë, liri, dhe siguri personale, theksoi Talija Petreska – Qendra për iniciativë qytetare-Prilep.

 

Dua të falimderoj BE-në, sepse komuna jonë ariti të realizoj një nga programet ku 30 familje rome fituan banesa për të jetuar në një vend dinjitoz, në ndërtesat ku plotësohen të gjitha kushtet për banim, e gjithë kjo është realizuar në bashkpunim me shoqatën Qendra për iniciativë qytetare – Prilep, e cila vlen të lavdërohet si realizues i këtij projekti, tha kryetari i komunës së Kerçovës Fatmir Dehari.

 

Ky pilot program mund të përsëritet edhe në komunat tjera nëpërmjet partneriteteve të krijuara publiko-private, me mbështetjen e institucioneve, përfshirë edhe ministritë përkatëse.

Не е дозволено преземање на оваа содржина или на делови од неа, што се однесува на текст фотографија видео без дозвола од редакцијата на ИНФО КОМПАС.

Можеби ќе ве интересира

Следете не на facebook

 

Вашата поддршка многу ни значи