Kanalet e kullimit po ndertohen intensivisht ne bashkine e Mogila, ne fshatrat Budakovo dhe Trap. Gjithashtu ne bashkine Maliq, ne fshatrat Vlocisht dhe Drithas. Fshatrat jane shpesh te ekspozuara ndaj permbytjeve, permbytja e fundit ndodhi ne 2016 dhe 2017.
„Me ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve, kullimi do të mundësohet për ujërat ekzistuese atmosferike dhe për shkak të kësaj është planifikuar që një sistem grumbullimi nga kanalet e perforcuar trapezoidale të betonit të ndërtohet me një gjatësi totale prej rreth 3 km. Pra, do të ketë një koleksionist kryesor dhe 5 krahë lidhës, dhe në atë mënyrë, zona e planifikuar do të kete nje kullim plotësisht“, tha Nikolce Gjuroski, menaxheri i ndërtimit.
„Në vitin 2017, ky vend këtu, në oborrin tonë, u përmbyt së bashku me kopshtin, rreth 40-50cm.Për shkak të ujit, përmbytjeve, nuk mundem të hynim brenda shtëpive tona, u bë një dëm i madh, tani me këtë kanal kjo nuk do të ndodhë më“, tha Emretin Salievski, banor i fshatit Budakovo.
Qëllimi përfundimtar është që të udhëzojë ujin në kanalet ekzistuese më te medha te kullimit. Ura te vogla në të gjithë kanalet janë gjithashtu duke u ndërtuar për të siguruar një kalim në shtëpite në fshatra.
„Ky kanal disiplinon të gjitha ujërat sipërfaqësore që janë në fshatin Vloçisht. Ky kanal po bëhet në mënyrë që të mos ketë bllokime dhe të ketë dalje të ujit të tepërt në kanalin kryesor“, tha Ilir Islamaj, menaxheri i ndërtimit.
„Përsa i përket kohës natyrore të përmbytjeve që bëhengjatë përmbytjeve që u bënë në 2016-tën, këtu mbyteshe shumë ky vend, këtu e 4-5 vjet përpara. Kurse tani falë zotit me ndërtimin e këtyre kanaleve kullues, që kalojnë aty përmes, është një gjë shumë e mire“, tha Sotiraq Mucollari, banor i fshatit Vloçisht.
IT insistohet per kanalet te jete ne ane te rrugeve. Me këtë, përveç duke shmangur rrezikun e përmbytjeve në shtëpi dhe tokë bujqësore, por edhe rruget do te kene kullime.
Përfituesit përfundimtarë nga projekti do të jetë 70 000 njerëz, Bashkia e Mogila dhe Maliq.