VIDEO – Ndërtimi i 30 njësive banimi në vendin e quajtur Ivanidoll në Kërçovë

Ndërtimi i 30 njësive banimi në vendin e quajtur Ivanidoll në Kërçovë. Përfshin një dhomë dite me kuzhinë, një dhomë gjumi dhe një banjo me tualet. Apartamentet janë projektuar të kenë sipërfaqe prej 45 m2. Zhvillimi i në pilot programi për strehimin social në Kërçovë. Thirje e hapur për aplikime me theks të veçantë të komunitetit rom që jeton në lagjen ,,Prilepska,, në komunën e Kërçovës.

„Programi për banim social të romëve në Kërçovë është zhvilluar me qëllim të zgjidhjes së problemit më të madh të komunitetit rom në Kërçovë e ai është çështja e banimit’“, Misad Ramazanoski – Qendra informative Rome Kërçovë.

„Programi për strehim social është një qasje që synon familjet rome me të ardhura të ulëta. Nëpërmjet ndërtimit të banesave sociale mundësohet përmirësimi i kushteve të strehimit për familjet rome“, Stojan Grujoski – Institucioni publik, Qendra ndërkomunale për punë sociale Kërçovë

Ndërtimi përfshin të gjitha kyçjet komunale: ujë, rrymë, kanalizim. Banesat do të jenë të pajisura me pajisje kuzhinë dhe pajisje për banjo. Materialet e përdorura në ndërtimin e banesave plotësojnë standartet, duke përfshirë izolimin dhe dritaret PVC me qelq të dyfishtë.

Не е дозволено преземање на оваа содржина или на делови од неа, што се однесува на текст фотографија видео без дозвола од редакцијата на ИНФО КОМПАС.

Можеби ќе ве интересира